Zyrtarizmi i Messit te PSG-ja çështje orësh, por Barcelona vazhdon të shesë fanellat e numrit 10

Sulmuesi Lionel Messi pas 21 viteve më nuk është lojtar i Barcelonës.

Sport

10/08/2021 18:38

Argjentinasi ndodhet në Paris, ku është duke kryer testet mjekësore para kalimit te gjiganti francez, PSG-ja, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, fanellat e Barcelonës me emrin e Messit dhe numrin 10 vazhdojnë të jenë në shitje në dyqanin e klubit.

Por, në orët e fundit, disa punëtorë kanë arritur në stadium duke larguar fotot e Messit, që ishin që sa vite.

Pavarësisht, që njerëzit e kuptojnë që Messi do bëhet lojtar i PSG-së, turistët e largët që arrijnë në “Camp Nou” vazhdojnë të blejnë fanellën e argjentinasit me numrin 10 te Barcelona.

Ndërkohë në 778 paraqitje për katalunasit, Messi shënoi 672 gola dhe dhuroi 305 asistime./Lajmi.net/