Arsenal rivalizon Man Unitedin për Trippier

Arsenal është i interesuar për nënshkrimin me mbrojtësin e Atletico Madridit, Kieran Trippier.

Sport

09/08/2021 18:53

Anglezi thuhet se do rikthimin në Premierligë, me Manchester Unitedin që e ndjek që një kohë, transmeton lajmi.net.

Sipas The Sun, klubi londinez ka interesim për Trippier, që e shohin si pasuesi adekuat i Hector Bellerinit.

Ndërkohë, Atletico thuhet se e vlerëson anglezin me vlerë 40 milionë euro, pavarësisht faktit që kontrata i skadon në vitin 2023.

Mbrojtësi ka impresionuar edicionin e kaluar në “Wanda Metripolitano” duke dhuruar 11 asistime në 68 paraqitje, derisa kishte rol të rëndësishëm në suksesin e La Liga-s.

Ndërkohë, Trippier e njeh mjaftë mirë Premierligën, ngase kaloi katër vite te Totenham para kalimit në Spanjë./Lajmi.net/