Barcelona e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Juventusit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Barcelonës dhe Juventusit, për trofeun "Gamper".

Sport

08/08/2021 22:17

Katalunasit janë duke triumfuar me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi Memphis Depay pas tre minutave lojë, që pranoi një top të shkëlqyer nga Demir.

Ndërkohë, Juventusi rrezikoi me Cristiano Ronaldon, gjuajtja e së cilit u ndal nga Neto.

Barcelona në fakt shënoi edhe dy herë përmes Demir dhe Antoine Griezmann, por të dyja u anuluan për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, rezultati i pjesës së parë mbetet 1 – 0./Lajmi.net/