Hoti bën thirrje për vaksinim: Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Lajme
Ai tha se nëse nuk vaksinohemi mësimi nuk fillon me orar të rregullt në shtator.
Tutje ai tha se jo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet.
Postimi i plotë:
Lutje për të gjithë për vaksinim.
Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.
Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet.