Arrihet marrëveshja, Lukaku transferohet te Chelsea
Romelu Lukaku karrierën do ta vazhdojë në Angli te Chelsea.
Sport
Pas shumë negociatave më në fund dy klubet evropiane kanë arritur marrëveshje për kalimin e Lukakut në Angli, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, dy klubet kanë rënë dakord për çmimin e shitjes së sulmuesit.
Inter do të përfitojë rreth 115 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa futbollisti pritet të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçarë me pagë vjetore rreth 12 milionë euro plus bonuset.
Do të jetë ky një rikthim i belgut te “Blutë” pasi edhe më parë ka qenë pjesë e tyre.
Në anën tjetër ‘Nearazzurët” tani do hidhen në sulm për të gjetur zëvendësuesin e 28-vjeçarit i cili thuhet se do të jetë Duvan Zapata. /Lajmi.net/
Romelu Lukaku to Chelsea, confirmed and here we go! The agreement is set to be completed after further talks. €115m to Inter and no players included. Paperworks to be signed once details are fixed. ?? #CFC
Lukaku will sign a long-term contract for €12m + add ons. ?? #Chelsea pic.twitter.com/N47ksuRGpM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2021