Chelsea futet në garë për Messin

Gjiganti anglez po synon ta sjell në “Stamford Bridge” yllin botëror.

Sport

06/08/2021 16:21

Messi nuk arriti të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën për shkak të rregullave të La Liga, transmeton lajmi.net.

Thuhet se favorit për transferimin e sulmuesit është Paris Saint-Germain, ndërsa në garë prej kohësh është edhe Man City.

Por, sipas mediave angleze, së fundmi në garë për Leon është futur edhe Chelsea.

Raportohet se presidenti i ‘The Blues’, Roman Abramovich ka kërkuar një takim me përfaqësuesit e argjentinasit që të diskutojnë lidhur me një marrëveshje të mundshme.

34-vjeçari, është futbollist i lirë dhe mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën pasi shumë skuadra dëshirojnë ta kenë në formacion. /Lajmi.net/