Dybala – Juventus, nesër takimi për rinovimin e kontratës

Juventus do të ulet në tavolinë gjatë ditës së nesërme me Paulo Dybalan, për t'u marrë vesh për rinovimin e kontratës.

Sport

06/08/2021 11:24

Pas zyrtarizimit të rikthimit të Massimiliano Allegrit në stolin e Juventus, italiani ka filluar të mendoj për lojtarët që dëshiron t’i ketë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Një nga punët e para të Allegrit si trajner i ri i Juventusit duket se është rinovimi i kontratës me Paulo Dybalan, të cilin e do patjetër në skuadër.

Argjentinasi nuk kishte një sezon të kënaqshëm me Juventus, pasi regjistroi vetëm 4 gola në 20 paraqitje në total në Serie A.

Takimi për rinovimin që është konfirmuar gjithashtu edhe nga nënkryetari i klubit, Pavel Nedved, është caktuar për ditën e nesërme, raporton Gianluca Di Marzio.

27-vjeçari në 6 sezonet e tij me Juventus ka arritur 254 paraqitje, duke shënuar 100 gola dhe regjistruar 41 asistime, sipas ‘Transfermarkt’. /Lajmi.net/