Rezultuan pozitivë, Brandt dhe Meunier nuk ishin të vaksinuar

Thomas Meunier dhe Julian Brandt kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sport

05/08/2021 14:10

Futbollistët e Borussia Dormundit, Julian Brandt dhe Thomas Meunier kishin rezultuar pozitivë para dy ditësh në kampin stërvitor pas testimit me metodën PCR, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, dyshja ishin të pa vaksinuar pavarësisht se shumica e lojtarëve të Dortmundit ishin vaksinuar gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Lojtarët tani iu janë nënshtruar protokolleve kundër COVID-19 dhe duhet të karantinohen për 14 ditë. Rrezik për shpërthimin e virusit tek Dormundi nuk ka, pasi me ta ka pasur kontakt vetëm një anëtar i stafit dhe ai është vetizoluar.

Sidoqoftë, Borussia Dortmund nuk ka treguar emrat e lojtarëve të cilët kanë përfunduar vaksinimin e plotë./Lajmi.net/