Hauge do të huazohet te Eintracht Frankfurt
Jens Petter Hauge karrierën pritet ta vazhdojë në Gjermani.
Sport
Hauge do të largohet nga Milani dhe pritet të kaloj te Eintracht Frankfurt në formë huazimi.
Sipas mediave italiane, mesfushori do të transferohet te Frankfurt në formë huazimi me detyrim blerje pas një viti për 12 milionë, transmeton lajmi.net.
Futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
21-vjeçari, ishte transferuar te ‘Rossonerët’ verën e kaluar për rreth katër milionë euro nga Bodo/Glimt, ai realizoi pesë gola në 24 ndeshje me klubin italian në të gjitha garat.
Tani gjiganti italian, synon të përforcohet në repartin e mesfushës pasi më parë nga ekipi është larguar edhe Hakan Çalhanoglu në drejtim të Interit. /Lajmi.net/