Finalja e “Euro 2020”: UEFA nis procedurë disiplinore për ngjarjet e “Wembley”
UEFA ka hapur procedurë disiplinorë kundër Federatës së Futbollit për sigurinë e bërë në finalen e "Euro 2020".
Sport
Muajin e kaluar, një hetim nisi nga UEFA që punësoi inspektorë etikë dhe disiplinorë që të gjejnë problemet, transmeton lajmi.net.
Tifozët ‘luftuan’ mes vete sa që u nevojit ndërhyrja e policisë.
UEFA tha se procedimet kundër FA ishin rezultat i “mungesës së rendit ose disiplinës nga mbështetësit e saj”.
Shefi ekzekutiv i FA-së, Mark Bullingham, u kërkoi falje tifozëve duke thënë se ekipi i sigurisë “nuk kishte parë kurrë diçka të tillë”.
Anglia humbi nga Italia në finale pas gjuajtjes së penalltive pasi ndeshja përfundoi 1-1 edhe pas kohës shtesë./Lajmi.net/