Mbyllet pjesa e parë e Superkupës së Francës, Lille në epërsi ndaj PSG-së

Ka përfunduar pjesa e parë e Superkupës së Francës ndërmjet Lilles dhe PSG-së.

Sport

01/08/2021 20:50

Dy skuadrat janë duke zhvilluar ndeshje mjaftë ofensivë, me Lille që është në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

PSG është duke dominuar në posedimin e topit, por të pafat para golit.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Julian Draxler, që nuk arriti ta konkretizoi.

Ndërkohë, Lille arriti të shënonte në fundin e pjesës së parë përmes Xekës që realizoi supergol nga distanca (45′) – VIDEO.

Kësisoj, pjesa e parë mbyllet me rezultat 1 – 0./Lajmi.net/