Tuchel: Ndryshuam sistemin e lojës ndaj Bournemouthit sepse i përshtatej Brojës
Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për ndeshjen miqësore ndaj Bournemouthit.
Sport
Chelsea zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj Borunemouthit dhe Armando Broja ishte startues nga fillimi dhe shënoi gol, shkruan lajmi.net.
Tuchel duke folur për uebfaqen e klubit, deklaroi se ata e nisën mirë, por ai e ndryshoi sistemin në pjesën e dytë me dy sulmues sepse ashtu i përshtatej Brojas më shumë.
“Isha i lumtur që fituam, sepse ne gjithmonë luajmë për të fituar”, tha ai.
“Bournemouthi bëri paraqitje të mirë dhe na rrezikoi disa herë, ata ishin të drejtpërdrejtë dhe agresivë, neve na u desh disa kohë të adaptoheshim por pastaj kontrolluam pjesën e parë”, shtoi ai.
“Në pjesën e dytë ne bëmë disa ndryshime dhe më pëlqyen sepse lojtarët treguan karakter”, tha Tuchel.
“Pastaj në pjesën e dytë ndryshuam sistemin ku patëm tre mesfushorë dhe dy sulmues qëndrorë, pasi kështu i përshtatej Brojës më shumë, ai pati një rast dhe shënoi gol kështu që jam i kënaqur”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/