Për të përballuar të nxehtin, Dubai krijon shi artificial dhe plani funksionoi
Sistemi i dronëve për të shkaktuar shira artificialë po drejtohet nga Profesori Maarten Ambaum i Universitetit të Reading në Angli.
Fun
Në përpjekje për të përballuar motin tepër të nxehtë në Dubai, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka krijuar shi artificial.
Shiu u shkaktua nga përdorimi i dronëve që fluturuan në re dhe lëshuan një ngarkesë elektrike, duke i stimuluar kështu dhe duke shkaktuar reshje shiu. Temperatura në qytetin e nxehtë së fundmi kishte arritur 50 gradë Celcius.
Shiu artificial është pjesë e një misioni për të rritur reshjet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Daily Mail, për shkak të shirave, uji është grumbulluar në autostrada të ndryshme, duke e bërë kështu të vështirë për njerëzit për të drejtuar makinën.
Të dielën, Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi një video të reshjeve të mëdha.
Sistemi i dronëve për të shkaktuar shira artificialë po drejtohet nga Profesori Maarten Ambaum i Universitetit të Reading në Angli.
Në vitin 2017, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe investoi 15 milionë dollarë për 9 projekte të ndryshme për përmirësimin e shiut. /Lajmi.net/