Kura për tensionin dhe aneminë – Panxhar me hudhër dhe vaj ulliri

Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht.

Lifestyle

25/07/2021 14:50

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës. Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut, shkruan AgroWeb.

Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit, transmeton lajmi.net.

Panxhari, ashtu si edhe kjo sallatë që AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës.

Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht.

Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij në receta të ndryshme janë tepër të larmishme.

Në recetën e rekomanduar më poshtë nga AgroWeb.org do të mësoni se si të shijoni panxharin duke i kombinuar me hudhër dhe vaj ulliri.

Përbërësit:

4 panxharë të përmasave mesatare

1 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

4-5 thelbinj hudhër të shtypur

Lëngu i një limoni

Kripë sipas dëshirës.

Përgatitja:

Pastrojini panxharët me një furçë kuzhine, lajini me ujë të bollshëm dhe më pas hidhini në një tenxhere.

Mbulojini me ujë dhe lërini të zihen në zjarr mesatar.

Për të kuptuar nëse janë zier plotësisht, ngulni një pirun dhe nëse panxharët janë të butë, hiqini nga zjarri.

Pasi të jenë ftohur, mund të hiqni lëkurat e tyre, megjithatë kjo është sipas dëshirës.

Prijini panxharët në feta të holla ose në katrorë.

Në një tas të vogël përzieni hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Fetat e panxharit vendosini në pjatancën e servirjes dhe sipër tyre shtoni pak kripë dhe lëngun e limonit me hudhër dhe vaj ulliri.

Mbulojeni pjatancën dhe lërini fetat e panxharit të përthithin lëngun për të paktën gjysëm ore.

Servireni pjatancën në temperaturë ambienti.

Panxhari është një zhardhok që kombinohet shumë mirë me disa perime dhe barishte.

Ai përshtatet me karrotën, qepën, rukolën, lakrën, selinonë, barishtet e qepëve, kastravecin, spinaqin dhe avokadon.

Panxhari është partner i mirë edhe i gatimeve me mish.

Këtu përfshihet mishi i derrit, viçit, patës dhe peshku./Lajmi.net/