Pjanic dëshiron rikthimin te Juventusi

Mesfushori Miralem Pjanic po kërkon të largohet nga Barcelona.

Sport

23/07/2021 19:39

Sipas ‘Sport’, Pjanic dëshiron të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se mesfushori po kërkon të rikthehet në Itali te skuadra e Juventusit.

Boshnjaku nuk ka kaluar aspak periudhë të mirë te Barcelona që nga transferimi i tij, dhe tashmë atij i është dhënë lajmi që nuk bënë pjesë në planet e Ronald Koeman për sezonin e ardhshëm.

30-vjeçari, thuhet se është i gatshëm të heqë dorë nga rroga e tij e lartë që ka në Spanjë, në mënyrë që të rikthehet te “Zonja e Vjetër”. /Lajmi.net/