Werner i hapur për largimin nga Chelsea

Timo Werner mund të mos mbetet pjesë e Chelseas.

Sport

23/07/2021 16:52

Sipas ’90 min’, Werner është duke konsideruar largimin nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi nuk ka kaluar periudhë të mirë që nga transferimi në Angli, ai ishte shumë i kritikuar për formën e tij sidomos për rastet e shumëa të humbuar ballë për ballë portierëve.

Duke parë situatën e tij, raportohet se sulmuesi është i hapur për një aventurë të re diku tjetër.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për gjermanin, që ka kontratë me “The Blues” deri më 30 qershor të vitit 2025, ndërsa çmimi i tij në treg llogaritet të jetë rreth 65 milionë euro.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 52 ndeshje me fanellën e gjigantit anglez në të gjitha garat, duke realizuar 12 gola dhe 15 asistime. /Lajmi.net/