Perez: Sot është ditë e veçantë për Alaban, ai do ta ketë mbështetjen e të gjithë madrilienëve

Fiorentino Perez ka folur për transferimin e Alabas tek Real Madridi.

Sport

21/07/2021 12:55

David Alaba është prezantuar si lojtari i Real Madridit ku bashkë me të në preznatimin e tij ishte edhe presidenti, Fiorentino Perez, shkruan lajmi.net.

Alaba erdhi me parametër zero nga Bayerni i Munichut gjatë muajit të kaluar dhe tani do ta shpenzojë karrierën tek Real Madridi në pesë vitet ardhshme.

Perez u shpreh i kënaqur me transferimin e Alabas ku theksoi se ai do ta ketë mbështetjen e të gjithë tifozëve të Real Madridit.

“Sot është një ditë e veçantë për David Alaban dhe të gjithë familjen e tij”, tha ai.

“Ai do ta ketë mbështetjen e të gjithë tifozëve të Real Madridit”, shtoi ai.

“Do të doja t’i kujtoja edhe tifozët, sepse pa ta, futbolli nuk do të ishte i njëjti”, deklaroi Perez./Lajmi.net/