ZYRTARE: Andi Hoti nënshkruan kontratën e parë me Interin

Mbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje me Interin.

Sport

19/07/2021 16:05

Hoti ka nënshkruar gjatë ditës së sotme kontratën e parë profesionale me Interin, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi ka arritur marrëveshje tre-vjeçare me Nerazzurët që do ta mbaj atë në klub të paktën deri në 30 qershor të vitit 2024.

18-vjeçari luan edhe për grupmoshat e reja të Kombëtares së Kosovës.

Që nga transferimi në Itali në janar të vitit 2020 ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Interit, ndërsa aktualisht është duke u stërvitur me skuadrën e parë. /Lajmi.net/