Bild: Chelsea ofron 100 milionë euro për Chiesan

Chelsea ka bërë ofertën e parë për yllin e Juventusit, Federico Chiesa.

Sport

14/07/2021 12:40

Chiesa ka shkëlqyer me Juventusin edicionin e kaluar, derisa impresionoi edhe me Italinë në “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Sipas Bild, Chelsea është skuadra e parë që ka bërë ofertë zyrtare, por që “Bianconerët” hedhen poshtë transferimit.

“Chelsea ka kërkuar nga Juventus për transferimin e Federico Chiesa, oferta bazike në negociata me vlerë 100 milionë euro. Juventus ka mohuar bisedimet”, shkroi gazetari i Bild, Christian Falk.

Ndërkohë, Juventus assesi nuk konsideron ta shesë italianin në verë./Lajmi.net/