PSG heq dorë nga përpjekjet për transferimin e Messit
PSG ka hequr dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me Lionel Messin këtë verë si agjent i lirë.
Sport
34-vjeçari u bë agjent i lirë pasi kontrata i ka skaduar me Barcelonën dhe është i lirë që të negociojë me skuadra të tjera, transmeton lajmi.net.
Siodoqoftë, sipas Marca, PSG është në dijeni që katalunasit janë pranë të arrijnë marrëveshje për ritransferimin e Messit, andaj kanë hequr dorë nga ky transferim.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta së fundmi ka dhënë mesazh optimist duke konfirmuar se negociatat janë duke shkuar mirë.
Messi momentalisht është në pushime, pasi fitoi trofeun e parë internacional, atë të Kupës së Amerikës duke mposhtur Brazilin në finale.
Vazhimi i Messit është zhgënjyese për Neymar, i cili ishte duke shpresuar të ribashkohet me mikun e tij në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/