Chelsea nuk mund të transferojë Lukakun në verë
Chelsea me shumë gjasa nuk do mund ta kompletojë transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Sport
20-vjeçari është një ndër lojtarët që kërkohet me së shumti nga gjigantët evropianë, me Manchester City, United, Real Madrid dhe Barcelona janë duke e vëzhguar situatën, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, sipas Sky Sports, Dortmund nuk e do shitjen e Haaland në verë pasi lejuan Jadon Sanchon të largohet.
Agjenti Mino Raiola gjithashtu kërkon 34.2 milionë euro komision si pjesë e marrëveshjes që e largon Haaland nga klubi gjerman.
Trajneri Thomas Tuchel e do një numër nëntë të ri dhe në ‘radar’ ka yjet si Harry Kane dhe Romelu Lukaku.
Haaland bëri 41 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 41 gola dhe 12 asistime./Lajmi.net/