Si ta paketosh çantën e plazhit? Mëso çfarë duhet të marrësh me vete

Shtroje peshqir në terren, vendos në rërë çadrën e plazhit dhe karrigen, nxirri të gjitha mbi peshqirin e madh dhe…. relaksohu. Kaq!

Lifestyle

12/07/2021 11:24

Sa herë është fjala për të paketuar sendet e plazhit, të gjitha vajzave u fillon dhimbja e kokës, shkruan lajmi.net.

Por, me disa truke të vogla orientuese, mund t’ia dalësh. Lexo këtë artikull dhe zgjidh problemet me çantën e plazhit.

Çanta

E para, çanta e plazhit duhet të jetë e madhe mjaftueshëm, në mënyrë që t’i mbajë të gjitha sendet që të duhen me vete. Zakonisht, mund ta gjesh në dyqanet ku shiten aksesorë plazhi. Sigurohu që të ketë një material të fortë dhe rezistent, por njëkohësisht të jetë edhe e lehtë që most ë të rëndojë.

Aksesorët e plazhit

Në një seksion tjetër të dyqaneve me aksesorë plazhi mund të gjesh një peshqir të madh, që do të të duhet në çdo kohë pasi të dalësh nga uji, një çadër plazhi për periudhën kur rrezet e diellit janë shumë të forta dhe një karrige.

Ushqime

Nëse planifikon të rrish gjatë në plazh, duhet të furnizohesh edhe me ushqime, të tilla si sanduiçë të vegjël, fruta apo edhe sallata që mund t’i mbash në një ambalazh special (qese kuzhine ose letër alumini). Nëse ke me vete termusin, atëherë mund të marrësh çdo ushqim që të duhet, por edhe ujë apo pije të tjera sipas dëshirës.

Syzet dhe kapelën

Mos harro të gjithë aksesorët që të ndihmojë të ndihesh e freskët në çdo orë të ditës: kremin e diellit, syzet dhe kapelën – të siguron një mbrojtje të shkëlqyer nga rrezet e forta.

Letrat

Sendet që të duhen për t’u argëtuar gjatë orëve në plazh. Letrat, dominotë, top etj. Nëse ke fëmijë me vete, duhen edhe lodrat e tyre (kovë, lopatë), libra dhe revista, iPod etj. Ah, edhe telefoni celular… ku mund të shkosh pa të?

Paketimi

Fillo të paketosh çantën e plazhit duke vendosur në fund të saj peshqirin. Pastaj, fillo me radhë me aksesorët e tjerë që do të marrësh me vete dhe në fund vendos ushqimin sipas qeseve që i ke paketuar.

Librat dhe revistat

Vendos librat dhe revistat e mëdha që do të marrësh me vete në çantën e madhe. Pastaj, në pjesët boshe, vendos qesen në të cilën ke futur:

Kremin e diellit

Lodrat e fëmijëve

Veshjet shtesë (shall, veshje sporti)

Portofoli

Aparati fotografik (dixhital ose video kamera) etj.

Shkëlqyes buzësh

Rrobat e banjës

Bëj gati rrobat e banjës. Zgjidh materiale të rehatshme, të cilat të bëjnë të ndihesh rehat. Vish pantallona të shkurtra ose edhe fund të shkurtër. Pastaj, shapkat e plazhit. Edhe ato po ashtu të lehta dhe të rehatshme.

Në fund…

Shtroje peshqir në terren, vendos në rërë çadrën e plazhit dhe karrigen, nxirri të gjitha mbi peshqirin e madh dhe…. relaksohu. Kaq! /Lajmi.net/