Real Madrid dhe Man United shumë pranë marrëveshjes për Varane
Manchester United është shumë afër ta mbyll marrëveshjen me Real Madridin për mbrojtësin Raphael Varane.
Sport
Derisa trajneri i ri i Realit, Carlo Ancelotti, e do fituesin e Kupës së Botës, rinovimi i kontratës duket se nuk do ndodh, transmeton lajmi.net.
Varane ka më pak se një vit kontratë, mirëpo është i hapur për një aventurë të re pas plotë një dekade në fanellën e “Los Blancos”.
Sipas gazetarit të Diario AS, Edu Cornago, marrëveshja që e dërgon Varanen në “Old Trafford” është shumë pranë dhe do kompletohet në verë.
“Varane – United është afër të mbyllet si procedurë. Varane e mirëpret opsionin e kalimit në Manchester. Në Madrid, ai është duke shikuar një projekt sportiv që për momentin klubi nuk ia jep”, shkroi ai.
Ndërkohë, Real Madrid ende nuk ka vendosur ndonjë çmimi për kartonin e fituesit së Kupës së Botës./Lajmi.net/