Trippier thyen heshtjen pas spekulimeve që e lidhin me kalimin te Man United
Mbrojtësi i Ateltico Madridit, Kieran Trippier ka folur pas spekulimeve që e lidhin me kalimin te Manchester United.
Sport
Anglezi ishte mahnitës te Atletico duke i ndihmuar të fitojnë La Liga-n, derisa është duke shkëlqyer edhe me Kombëtaren e Anglisë, transmeton lajmi.net.
Trippier është pyetur për rikthimin në Premierligë, por deklaroi se është i fokusuar vetëm te Anglia.
“Kam kaluar një sezon të shkëlqyer dhe kemi fituar titullin. Jam me Anglinë, do luajmë Danimarkës dhe jam i fokusuar në klubin tim”.
“Jam i fokusuar vetëm te Anglia dhe do jap më të mirën. Nëse nuk luaj, do jap prapë 100 për qind”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Atletico kërkon 40 milionë euro nga Man United për shërbimet e Trippier./Lajmi.net/