Man City do përfitojë 15% nga shitja e Sanchos

Manchester City do të përfitojë nga shitja e Jadon Sancho.

Sport

01/07/2021 23:05

Ka përfunduar më në fund pas një viti të tërë, telenovela e transferimit të Jadon Sanchos tek Manchester United.

Sancho u transferua tek “Red Devils” për një shumë prej 85 milionë eurosh, mirëpo këto nuk i mori të gjitha Borussia Dortmund.

Sipas “SkySports”, në fakt Manchester City do të marrë 15% të shitjes, ose 12 milionë euro nga shitja e tij tek rivali i qytetit, transmeton lajmi.net.

Sancho ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt kur vendosi të largohej tek Borussia Dortmund në vitin 2017./Lajmi.net/