Agnelli: Lidhja ime me Ceferin gjithmonë ka qenë e shkëlqyer

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka folur lidhur me lidhjen që ka me presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin.

Sport

01/07/2021 16:03

Dyshja në të kaluarën ishin shumë të afërt, por lidhja e tyre mes vete u prish, kur Agnelli iu bashkua Florentino Perezit në idenë e krijimit të Superligës Evropiane, transmeton lajmi.net.

I pyetur për Ceferin, Agnelli befasisht deklaroi se ka lidhje të shkëlqyer.

“Gjithmonë kam pasur lidhje të shkëlqyer me presidentin Ceferin, unë vazhdoj ta admiroj si person”.

“Besoj që do rregullon nga pozita ime, dua të bëjë në mënyrën më korrekte. Alex mbetet personi që ka admirimin tim dhe është gjyshi i vajzës sime. Jam i bindur se do gjejmë zgjedhje për të gjitha keqkuptimet që kishim”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Agnelli ka konfirmuar se UEFA i ka dërguar letër që i njofton për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/