Drejtori sportiv i Juventusit: Jemi të lumtur që Cristiano do jetë me ne edicionin tjetër

Drejtori i ri sportiv i Juventusit, Cherubini ka dhënë deklaratë interesante lidhur me të ardhmen e yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Sport

01/07/2021 14:58

Portugezi që disa muaj është i lidhur me largimin nga Torino, por ende s’ka asgjë konkrete, transmeton lajmi.net.

Cherubini ka bërë të ditur se Ronaldo nuk ka dhënë sinjale për largimin nga klubi.

“Ende nuk kemi pranuar ndonjë sinjal nga Cristiano Ronaldo për largimin nga klubi në verë. E njëjta nga ana jonë”.

“Jemi të lumtur të kemi Cristianon me ne sapo sezoni i ri të nis”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG dhe Man United janë dy klubet e vetme që mund të transferojnë portugezin./Lajmi.net/