Todo Fichajes: Zidane në ditët në vijim zëvendëson Deschamps si selektori i Francës

Gjatë muajit mars, Federata e Francës kishte arritur marrëveshje me Zinedine Zidanen që ta zëvendësojë Didier Deschamps në krye të Francës.

Sport

29/06/2021 15:11

Por, ajo që nuk pritej, ishte eliminimi i Francës nga Zvicra, raporton lajmi.net.

Sipas Todo Fichajes, ditët e Deschamps janë të numëruar dhe Zidane mund të marr drejtimin e Francës para kohe.

Zidane mund të prezantohet në ditët e ardhshme, derisa as nuk duhet të pres deri në shtator, ashtu siç ishte planifikuar para disa muajve, kur Franca shihet si favoriti kryesor për “Euro 2020”.

Zidane është plotësisht i gatshëm për të marrë drejtimin e Francës, që është ëndrra e tij dhe këtë e ka konfirmuar para disa ditëve presidenti i Real Madridit, Florentino Perez./Lajmi.net/