Milan afër finalizimit të marrëveshjes me Realin për Diaz

AC Milan është në negociata të avancuara me Real Madrid për të mbyllur huazimin e sulmuesit Brahim Diaz për një tjetër sezon.

Sport

29/06/2021 12:56

Diaz ka luajtur tërë vitin nën urdhrat e Stefano Piolit dhe ishte e qartë nga klubi se duan ta mbajnë në skuadër, transmeton lajmi.net.

Spanjolli e di se nuk ka vend në projektin e Ancelottit dhe opsioni i parë mbetet vazhdimi te “Rossonerët”.

Sipas Todo Fichajes, dy klubet janë shumë pranë të arrijnë marrëveshje për huazim me opsion blerje për 25 milionë euro.

Jo vetëm kaq, Real Madrid gjithashtu do këtë opsionin e riblerjes për 30 milionë euro.

Ndërkohë, marrëveshja pritet të bëhet zyrtare gjatë javës./Lajmi.net/