Agjenti: Nuk ka shanse për vazhdimin e Bale te Tottenham

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka konfirmuar se nuk është më opsion që klienti i tij të huazohet prapë te Tottenham.

Sport

29/06/2021 10:56

Uellsiani kaloi edicionin e kaluar te Spurs, ku arriti të gjejë formën mjaftë mirë, transmeton lajmi.net.

Tottenham thuhet se ishte i interesuar për blerjen e Bale, por agjenti ka bërë të ditur se nuk është opsion.

“Siç kam thënë që nga fillimi, nuk është opsion. Gareth nuk ka marrëveshja. Ai ka kontratë me Real Madridin”, u shpreh ai për Evening Standard.

Ndërkohë, edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se e ka në projekt Bale./Lajmi.net/