Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se vaksinimi po bëhet në mënyrë të parregullt

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se disa qytetarë po vaksinohen në mënyrë të parregullt.

Lajme

28/06/2021 14:02

Zemaj tha se nuk ka promovim siç duhet të marrjes së vaksinës.

“Po shohim të ri dhe të reja që në mënyrë të parregullt po vaksinohen, nuk e dinë sa qytetar janë vaksinuar në mënyrë institucionale në Kosovë”.

“Në vendet ku jetojnë komuniteti serb dhe të tjerët fare nuk dihet sa janë vaksinuar”.

Derisa ka reaguar kryesuesja e Komisionit Fatmire Kollçaku, e cila tha se të gjithë qytetarët kanë qasje në ueb faqen e MSh-së për të parë numrin e të vaksinuarve.

“Ne kemi kërkuar nga MSh-ja planin e vaksinimit dhe të gjithë qytetarët kanë qasje”.

Derisa anëtarët e këtij Komisionit kërkuan shumë shpejtë do të vizitojnë edhe qendrat e shëndetit mendor, raporton EO.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka bërë edhe përgatitjet për tryezën për të drejtat dhe sigurinë e pacientëve.