Juventus vazhdon përpjekjet për transferimin e Locatellit

Gjiganti italian Juventus është e interesuar për transferimin e Manuel Locatelli.

Sport

26/06/2021 14:11

Sipas ‘Tuttosport’, drejtuesit e Juventusit po përpiqen të përfundojnë nënshkrimin e Locatellit, transmeton lajmi.net.

Ylli i Italisë dëshiron të bashkohet me “Zonjën e Vjetër” ku mund të luajë me disa nga shokët e tij të Kombëtares ‘Azzure’.

‘Bianconerët’, janë të gatshëm të ofrojnë para plus ndonjë futbollist në marrëveshje për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Përveç Locatellit, Juve po synon edhe transferimin e sulmuesit të Fiorentinas Dusan Vlahovic. /Lajmi.net/