Man City shton James në ‘listën e të preferuarve’
Kampioni i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për futbollistin e Chelseas Reece James.
Sport
Sipas ‘The Athletic’, Man City ka shprehur interesim për James, transmeton lajmi.net.
Thuhet se trajneri i ‘Citizens’, Pep Guardiola është një admirues i madh i mesfushorit, dhe ka kërkuar transferimin e tij në afatim kalimtar të verës.
Drejtuesit e Chelseas nuk dëshirojnë ta shesin mbrojtësin e tyre, që ka kontratë me “The Blues” deri në vitin 2025.
‘Citizens’ e kanë shtuar James në listën e tyre të preferuar për transferime, ku bëjnë pjesë edhe Jack Grealish dhe Harry Kane, futbollist të cilët me gjasë mund të kalojnë te Man City gjatë verës. /Lajmi.net/