Man City afër transferimit të Grealish
Mesfushori Jack Grealish mund të bashkohet me kampionin e Premier League Manchester City.
Sport
Sipas ‘The Sun’, Agjentët e Grealish presin që mesfushori i Aston Villa të bëjë transferimin në Manchester City këtë verë, transmeton lajmi.net.
Përfaqësuesit e mesfushorit po kërkojnë nga Aston Villa që ta lirojë mesfushorin për një shifër rreth 115 milionë që mund të paguhet nga drejtuesit e ‘Citizens’.
Drejtuesit e klubit anglez, ndërkohë kanë këmbëngulur që nuk duan ta shesin mefushorin, i cili ka ende katër vjet në kontratën e tij aktuale.
25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 27 paraqitje me fanellën e Aston Villas në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe 12 asistime. /Lajmi.net/