Juventus nis bisedimet me Locatellin

Klubi italian Juventus ka nisur bisedimet me mesfushorin e Sassuolos Manuel Locatelli.

Sport

24/06/2021 17:39

Locatelli ka shkëlqyer në ndeshjet e fazës së grupeve të “Euro 2020” me Kombëtaren e Italisë, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Goal’, Juventus ka nisur bisedimet me Sassuolon për të siguruar shërbimet e Locatellit për sezonin e ardhshëm.

‘Bianconerët’ janë shumë të interesuar për mesfushorin, dhe po kërkojnë transferimin e tij në formë huazimi për një sezon me detyrim blerje në fund të sezonit.

“Zonja e Vjetër” është e gatshëm të ofrojë edhe futbollistin Radu Dragusin si pjesë e marrëveshjes.

23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 34 paraqitje me fanellën e Sassuolos në Serie A, duke realizuar katër gola dhe tre asistime. /Lajmi.net/