Marcelo mbetet në Real Madrid

Mbrojtësi Marcelo pritet të qëndrojë te gjiganti spanjoll Real Madrid.

Sport

24/06/2021 16:24

Marcelo është lidhur së fundmi me një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”, raporton lajmi.net.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Real Madrid kurrë nuk ka pasur qëllim ta shesë mbrojtësin. Ai do të mbetet në ekip, dhe konsiderohet si lojtar kryesor për skemat e Carlo Ancelottit.

33- vjeçari, do të jetë kapiten sezonin e ardhshëm pas largimit të Sergio Ramos, dhe ai është i lumtur të qëndrojë në ekip.

Braziliani, sezonin e kaluar zhvilloi 19 paraqitje me “Los Blanco” në të gjitha garat duke bërë katër asistime. /Lajmi.net/