UEFA ua refuzoi kërkesën në mbështetje të komunitetit LGBTIQ, Bayerni gjen alternativën
UEFA ia ka refuzuar kërkesën Bayernit të Munichut për të paraqitur ngjyrat e komunitetit LGBTIQ në Allianz Arena.
Sport
UEFA ia kishte refuzuar kërkesën Bayernit të Munichut për të vendosur ngjyrat në mbështetje të komunitetit LGBTIQ në “Allianz Arena”.
Mirëpo, sipas gazetarit të “ESPN”, Dereck Rae, tani “Bavarezët” kanë gjetur një alternativë tjetër, transmeton lajmi.net.
Sipas Rae, tani me ngjyrat e ylberit do të ndriçohet Kulla Olimpike e Munichut dhe ndërtesa e Marienplatz pas refuzimit të ndriqimit të “Allianz Arenas”.
Madje presidenti i Bayernit, Herbert Hainer ka dalë haptazi kundër vendimit të UEFA-së./Lajmi.net/
While UEFA turned down the request to illuminate the Arena in this way, city officials will light up the Olympic tower instead as well as the Rathaus (town hall) in the Marienplatz. Bayern München president Herbert Hainer says he disagrees with UEFA‘s stance.
— Derek Rae (@RaeComm) June 23, 2021