E konfirmon Romano: Varane në listën e Man Unitedit

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Manchester United e do transferimin e Raphael Varane gjatë verës.

Sport

22/06/2021 14:29

“Djajtë e Kuq” duan ta përforcojnë qendërmbrojtjen dhe francezi është në ‘radarin’ e tyre, përcjellë lajmi.net.

Romano ka njoftuar se United është duke punuar në çështjen e Jadon Sanchos, por gjithashtu duan përforcimin e mbrojtjes.

“Manchester United janë duke punuar në marrëveshjen e Sanchos, por gjithashtu do fokusohen në qendërmbrojtës të ri në verë.

Raphael Varane, është në listë që disa muaj. Man Utd është në dijeni të klauzolës së lirimit të Pau Torres (65 milionë euro këtë verë, jo 50 milionë euro)”, shkroi ai.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do këtë negociata mes dy klubeve për Varanen./Lajmi.net/