Florentino Perez përgatit planin për rindërtimin e Realit pas një viti të vështirë

Ka qenë një vit i ndërlikuar për Real Madridin që u mbyll pa trofe, gjë që skuadra madrilene nuk është mësuar.

Sport

20/06/2021 17:47

Rindërtimi i Realit është i nevojshëm dhe presidenti i klubit, Florentino Perez ka përgatitur planin e duhur, transmeton lajmi.net.

Ndryshimet e nevojshme

Largimi i parë i madh ishte Zinedine Zidane, që pastaj u ndjek nga Sergio Ramos. Arritja e Carlo Ancelottit ndoshta ka bërë që bordi të mos mendojë për stolin, ngase tekniku italian respektohet shumë nga klubi.

Perez që disa javë është duke provuar disa gjëra në mënyrë që mbështetësit e Realit të jenë të emocionuar pas një sezoni të vështirë.

Ai e di që gjëja kryesore që do t’i gëzonte tifozët do jetë arritja e Kylian Mbappe – çështje në të cilën është duke punuar.

Fillimi i edicionit të kaluar ishte i vështirë shkaku i pandemisë së COVID-19 dhe Zidane që nuk ishte i gatshëm t’i besonte lojtarëve si Gareth Bale, James Rodriguez ose Dani Ceballos.

Transferimet e reja nuk ndodhen shkaku i gjendjes së vështirë financiare dhe skuadra vazhdoi me disa hapa mbrapa.

Zidane me lojtarët deri në fund luftojë për dy trofe, Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n, por nuk ishte e mjaftueshme, andaj edhe u largua një vit pa i skaduar kontrata./Lajmi.net/