Real Madrid shpreh interesim për Calvert-Lewin
Gjiganti spanjoll Real Madrid është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Everton Dominic Calvert-Lewin.
Sport
Sipas ‘The Sun’, Real Madrid po planifikon një ofertë rreth 60 milionë euro për sulmuesin Calvert-Lewin, transmeton lajmi.net.
Trjaneri i ‘Los Blancos’, Carlo Ancelotti ka punuar me sulmuesin gjatë kohës sa ishte në krye të Everton, dhe dëshiron të punojë sërish me të kësaj radhe në “Santiago Bernabeu”.
Madrilenët janë në kërkim të një top-sulmuesi për sezonin e ardhshëm, dhe duket se anglezi është i duhuri për ta.
24- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Everton në të gjitha garat, duke realizuar 21 gola dhe katër asistime. /Lajmi.net/