Kuvendi voton sot për shkarkimin e presidentit Meta, mazhoranca e akuzon për 16 shkelje kushtetuese

Kuvendi mblidhet sot për të votuar, si asnjëherë më parë, për shkarkimin e presidentit të republikës.

Lajme

09/06/2021 09:19

Mazhorancës socialiste i duhen 94 vota për ta larguar presidentin Ilir Meta nga detyra përpara përfundimit të mandatit.

Para nisjes së seancës së sotme, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit i ka konsideruar “shkelje të rënda” qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.

Në raportin përfundimtar prej 96 faqesh, të cilin Euronews Albania e shqyrtoi, thuhet se “Presidenti shkeli 17 nene të Kushtetutës” dhe se “këto shkelje konsiderohen nga komisioni si shkelje të rënda”.

Ndërkohë, kreu i shtetit e ka cilësuar Kuvendin që do të mblidhet për shkarkimin e tij “antikushtetues”.

Në një deklaratë për mediat nga Elbasani pak ditë më parë Meta theksoi se “Kuvendi është tre herë më antikushtetues”, ndërsa apeloi që “të hetohen krimet zgjedhore”.

“Zoti i faltë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët”, – u shpreh kreu i shtetit.