Arsenali në bisedime me Nevesin
Klubi anglez, Arsenal ka filluar bisedimet me mesfushorin e Wolverhampton, Ruben Neves.
Sport
Sipas “The Times”, Arsenal kanë filluar kontaktet me drejtuesit e Wolves për shërbimet e mesfushorit Neves, transmeton lajmi.net.
“Gunners” po përpiqen të transferojnë disa ‘yje’ në ekip për sezonin e ardhshëm, e njëri prej tyre mund të jetë Neves, çmimi i të cilit llogaritet të jetë rreth 40 milionë euro.
24- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me fanellën e Wolverhampton në Premier League, duke realizuar pesë gola dhe një asist. /Lajmi.net/