Jasmina pjesë e “It’s my love”? Mësohet e vërteta
Pas largimit nga "Përputhen", Jasmina tregoi se a do t'i bashkohet "It's my love".
ShowBiz
Jasmin Kadriu së fundi u pa në Kosovë në shoqëri të njërës konkurrente të “It’s my love”, shkruan lajmi.net.
Kjo ka mjaftuar që të nisin thashethemet se ajo po i bashkohet këtij emisioni, pas largimit nga “Përputhen”.
Por, së fundi, ajo u përgjigj në pyetjet e ndjekësve, ku nuk i shpëtoi pyetjes “A do jesh tek its my lovee ne Kosove? Mos shko te lutemm”.
Ndërsa, përgjigja e saj ishte e prerë, që në Kosovë nuk ishte për këtë punë, andaj nuk do të jetë pjesë e atij programi. /Lajmi.net/