“Largimi i Xhakës nuk do ishte humbje për Arsenalin”

Ish futbollisti Kevin Campbell ka thënë se nëse Arsenal e humb mesfushorin Granit Xhaka, atëherë nuk do ishte humbje.

Sport

03/06/2021 09:18

28-vjeçari është i lidhur me kalimin te Roma, ngase kërkohet me ngulm nga Jose Mourinho, transmeton lajmi.net.

Xhaka ka qenë titullarë nën urdhrat e trajnerëve si Arsene Wenger dhe Unai Emery, derisa vazhdon të jetë me Mikel Artetan.

Sidoqoftë, Arteta planifikon të ndërtojë një skuadër tjetër dhe Xhaka thuhet se është në listën e lojtarëve që do largohen.

“Nuk do ishte humbje e madhe nëse Granit Xhaka largohet. Ai ka qenë në klubi për pesë vite dhe nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve, që nuk është mirë”.

“Ka qenë i shkëlqyer pjesën e dytë të sezonit dhe koha ka ardhur për përmirësime. Definitivisht duhet të kryhet”.

“Futbolli italian do t’i përshtatej mjaftë mirë. Shitja e tij do fitonte para dhe mund të shkojmë të blejmë tjetër kënd, dikë më të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, edhe Xhaka ka paralajmëruar se do t’i pëlqente të luante nën urdhrat e Mourinhos, të cilin e vlerësoi lartë./Lajmi.net/