Arsenali provon të nënshkruajë me portierin që është i dënuar për substanca të ndaluara

 Arsenal po lidhet me një transferim të portierit të Ajaxit, Andre Onana.

Sport

02/06/2021 14:20

Reprezentuesi i Kamerunit, u ndalua nga të luajturit futboll për 12 muaj në muajin shkurt pasi iu zbulua një substancë e ndalura në trupin e tij, përcjellë KosovaPress.

25-vjeçari nuk është pajtuar me këtë vendim dhe e ka apeluar atë në instanca më të larta. Por, përkundër çështjes e cila është në vazhdim, “The Telegraph” raporton se Arsenali është shumë i interesuar të nënshkruajë Onanan këtë verë.

Kontrata e tij me Ajaxin skadon verën e ardhshme dhe ai mund të jetë në dispozicion për 7 milionë euro ose më pak në varësi të rezultatit të apelit të tij.