Melinda rikthehet me “Qa din ti”
Reperja e njohur është rikthyer në treg pas një pauze.
ShowBiz
Melinda Ademi ka lansuar projektin e ri muzikor të cilin e kishte paralajmëruar tash e disa javë, shkruan lajmi.net.
Rikthimi i reperes shqiptare vjen pasi humbi nënën e saj para disa muajsh nga beteja me kancerin.
Këngës Melinda ia ka bashkangjitur edhe klipin muzikor, në të cilin reperja shfaqet plot stil por edhe mjaft provokuese.
Tekstin e shkroi Melinda, Tonic dhe Denk ndërsa mix dhe masterin e bëri Avaxus.
Më poshtë përmes link-ut mund ta dëgjoni këngën e re të reperes./Lajmi.net/