Interi lidhet edhe më shumë me tifozët shqiptarë – video

Nën drejtimin e trajnerit tashmë të larguar Antonio Conte Interi e riktheu titullin në “Giuseppe Meazza” pas 11 viteve.

Sport

29/05/2021 18:54

“Neroazzurrët” ishin bindshëm skuadër më e mirë në këtë edicion të Serie-A dhe e siguroi titullin e kampionit katër javë para mbylljes së kampionatit, përcjellë KosovaPress.

Festa e zikaltërve në Itali dhe në mbarë botën ishte shumë e madhe me organizime të shumta dhe një festë e tille u bë edhe nga tifozët e Interit në Shqipëri.

Grupi zyrtarë i Interit në Shqipëri të njohur si “Inter Club Albania” organizoi një festë madhështore në qendër të kryeqytetit shqiptar në Tiranë dhe kjo nuk mbeti pa u vënë re nga klubi italian.

Video e festës së tyre është publikuar në të gjitha faqet zyrtare të klubit italian nëpër rrjetet sociale.

Ja video: