Allegri gjendet në Livorno në ditën e zyrtarizimit si trajner i Juventusit

Massililiano Allegri është trajneri i ri i Juventusit.

Sport

28/05/2021 16:51

Massimiliano Allegri tashmë ka nënshkruar kontratën e tij me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Por, italiani nuk ishte prezent në Torino në momentin e zyrtarizimit të lajmit.

Në fakt, ai ishte në qytetin e Livornos për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Ndeshja dedikohej Armando Picchit, ish-trajnerit të Juventusit i cili u zhduk 50 vite më parë.

Allegri u largua nga Juventusi në vitin 2019, ai qëndroi pesë vite me “Bianconerët” ku fitoi pesë Serie A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve, tani ai është rikthyer për të filluar një cikël të ri./Lajmi.net/