Allegri nënshkruan kontratën me Juventusin
Massimiliano Allegri ka nënshkruar kontratën me Juventusin.
Sport
Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti dhe “Corriere dello Sport”, Massimiliano Allegri tashmë ka nënshkruar kontratën e tij me Juventusin, transmeton lajmi.net.
Sipas lajmeve, Allegri ka nënshkruar kontratën sonte në shtëpinë e Andrea Agnellit dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet pas konfirmimit të largimit të Andrea Pirlos.
53 vjeçari ka firmosur kontratë katër vjeçare me “Bianconerët”, e cila kap shifrën e nëntë milionë euro në sezon.
Allegri u largua nga Juventusi në vitin 2019, ai qëndroi pesë vite me “Bianconerët” ku fitoi pesë Serie A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/
#Juve, #Allegri ha firmato per quattro anni a casa di #Agnelli ⬇️ https://t.co/MxR412OlLP
— Corriere dello Sport (@CorSport) May 27, 2021
#Juventus: c’è la firma di #Allegri // Allegri has signed his contract with Juventus ✍️✅⚪️⚫️ @Goalitalia @Goal
— Romeo Agresti (@romeoagresti) May 27, 2021