ZYRTARE: Conte dhe Inter ndajnë rrugët përfundimisht

Inter Milan ka njoftuar në llogarinë e tyre zytare se Antonio Conte do të largohet nga klubi.

Sport

26/05/2021 19:24

Interi ka njoftuar se klubi dhe trajneri kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për përfundimin e kontratës së Antonio Contes, transmeton lajmi.net.

“I gjithë Klubi dëshiron ta falënderojë Antonio për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë, duke arritur kulmin në pushtimin e Skudetos së nëntëmbëdhjetë”, shkruhet në njoftim mes tjerash.

Antonio Conte do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit tonë kanë thënë në përfundimin e deklaratës Interi.

Në 2 sezone me “Nerrazzurrët”, Conte ka fituar dy trofe: atë të Ligës së Evropës dhe Scudetton pas 11 viteve./Lajmi.net/